Pandemia ka dhënë ndikim në 2 drejtime tek personat me probleme të shëndetit mendor, ku një prej tyre është krijimi i rasteve të reja.
Shprehet kështu mjeku neuro-psikiatër Gjon Preçi. Ai thekson se ka pasur ngarkim të shtretërve për shkak të shtrimeve dhe zonës së madhe të veriut që mbulohet në qendrën e tyre në Shkodër.
Mjeku Preçi thotë se në ditë kryhen mbi 30 vizita. Ka të rinj që janë të prekur nga kjo sëmundje, por nuk vijnë në kohë pasi e kanë të vështirë ta pranojnë shton Preçi…
Prandaj, mjeku Preçi i kërkon qytetarëve që të kryejnë vizitat në kohë dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë.