Kryeministri Edi Rama ka zėvendėsuar ministrin e Financave Shkelqim Cani, me tashmė ish-ministrin e Ekonomisė dhe privatizimeve, Arben Ahmetaj, duke shėnuar kėshtu ndryshimin e katėrt nė qeveri nga ministrat socialistė dhe tė pestin pas emėrimit tė Ylli Manjanit ministėr Drejtėsie nėntorin e shkuar. Shkelqim Cani, i vetmi ministėr qė nuk kishte dorėzuar mandatin e deputetit, tashmė rikthehet nė Parlament, ndėrsa zėvendėsimi i tij i ka dhėnė fund premtimit tė kryeministrit se do tė mbyllte mandatin e parė me tė njėjtėt ministra.
Burime brenda Partise Socialiste se mes Canit e Ramės ka patur gjithnje diskutime dhe debate lidhur me ēėshtje tė financave dhe njė nga arsyet pse Rama zgjodhi Canin nė kėtė post ishte pikėrisht fakti se nė kėtė pozicion delikat, Kryeministrit i duhej njė njeri me pėrvojėn e tij, por edhe me qėndrime deri diku konservatore pėrballė ideve tė Ramės qė kėrkonin mė shumė fleksibilitet. Po tė njėjtat burime thonė se raportet e fundit ndėrkombėtare pėr stabilizimin dhe nisjen e rimėkėmbjes sė ekonomisė, kanė bindur edhe Ramėn edhe Canin se tashmė kishte ardhur koha e njė ndryshimi. Nė vend tė ministrit Cani ėshtė emėruar Arben Ahmetaj, i cili deri tani drejtonte Ministrinė e Ekonomisė.
Kurse kjo Ministri do tė drejtohet nga zv/ministrja e Shėndetėsisė Milva Ikonomi. Kryeministri Rama u konsultua pėr ndryshimet nė Qeveri me aleatin e tij Ilir Meta. Nė kėtė ditė nuk mund tė mungonte edhe reagimi i opozitės, qė e sheh zėvendėsimin e Canit me Ahmetajn si njė rast tė volitshėm pėr tė sulmuar Qeverinė. Burime nga kryeministria sugjerojnė pėr ndryshime tė tjera nė kabinet duke lėnė tė kuptohet se Rama ka hequr dorė nga qeverisja deri nė fund tė mandatit me tė njėjtėt ministra.