Thursday , 23 February 2023

NDRYSHON SKEMA E KEMPIT

Hyjnë në fuqi kriteret e reja të vlerësimit të dosjeve për pagesat e paaftësisë. Shqyrtimi për përfitim të pagesës së paaftësisë do të kryehet nëpërmjet një skeme të re. Sipas vendimit, dosjet më parë do të shqyrtohen nga një komision në nivel kombëtar më pas nga komisionet eprore pranë Shërbimit Social Shtetëror. Me rregullat e reja përfitues të pagesës, apo siç njihet ndryshe KEMP do të jenë edhe personat të cilët në 5 vitet e fundit para lindjes të së drejtës nuk kanë 12 muaj sigurim shoqëror dhe nuk kanë qenë përfitues të pagesës më parë.

Vendimi përcakton se ndihma e paaftësisë ndërpritet për personat që qëndrojnë më shumë se 3 muaj jashtë, pa arsye shëndetësore dhe për jorezidentët. Pagesa ndërpritet edhe për ata që nuk dorëzojnë dosjen në afatet e përcaktuar në Rregullore. Ndryshimet për kriteret e vlersimit percaktojne ngritjen e 5 komisioneve që do të shqyrtojnë dosjet në nivel kombëtar.

Pas shqyrtimit të dosjeve nga komisionet kombëtare, do t’i kalohen për shqyrtim komisioneve eprore sipas sëmundjeve. Vendimi përcakton se këto komisione do të shqyrtojnë dosjet për sëmundje të përgjithshme, verbërinë, sëmundjet e shëndetit mendor, si dhe paraplegjinë dhe tetraplegjinë.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …