Thursday , 23 February 2023

NE HYRJE TE QYTETIT VAZHDOJNE AKOMA PUNIMET

Rifillimi i punimeve ne hyrje te qytetit te Shkodres ka krijuar shqetesim tek drejtuesit e automjeve. Eshte dashur nderhyrja e policise per te normalizuar trafkun pasi shume drejtues automjetesh kane parkuar ne aksin qeka qene I bllokuar. Po punohet me ritme shume te ngadalta dhe ajo qe perben shqetesim eshte se akoma nuk ka nje afat te qarte se kur do te perfundojne keto punime qe kane nisur para fillimit te sezonit veror. Sipas kompanise kontraktuese behet me dije se punimet nentoksore nuk kane perfunduar akoma dhe ishte e domosdoshme carja e rruges ne disa vende. Nderkohe jemi ne prag te stines se reshjeve te shiut, gje qe ndikon ne bllokimin e punimeve. E jo vetem kaq, por edhe trafiku i qarkullimit te automjeteve ne qytet do te veshtiresohet shume pasi rruga hyrese dhe dalese ne qytet ka nje fluks te lart automjetesh qe qarkullojne . Puna per ndertimin e kolektoreve te shkarkimit te ujrave te bardha e te zeza ka filluar shume muaj me pare dhe u tha se do te perfundoje ne nje kohe te shkurter por megjithate punimet u nderprene disa here per te mberritur ne ditet e sotme kur ky projekt akoma eshte ne proes zbatimi.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …