Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo Gjukanoviq pas 30 vitesh nuk ka shumicen, ndërsa shihet qartë që tashmë edhe në koalicionin fitues edhe pse me një shumicë të brishtë ka një krisje. Kjo krisje shihet tek koalicioni qeverisës, në të cilën përbërje janë tre lista deputetësh, e para e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq, e dyta e drejtuar nga Aleksa Beçiq dhe koalicioni i tretë i kryesuar nga shqiptari Dritan Abazoviq.
Ky i fundit mësohet se të ketë propozuar Zdravko Krivokapiq për kryeministrës, cka nuk është pritur mirë nga lista e koalicionit pro-serb, të cilët kanë kërkuar që ky i fundit edhe pse ka marrë numrin më të madh të votave si kryesues i koalicionit të marrin edhe miratimin e forumeve partiake. ndërsa në diskursin e tij politik Zdravko Krivokapiq është shprehur qartë se “ne nuk duhet të na ndjekin pas hijet e së kalueres së dhimbëshme të viteve 90-të”. Duke mos pranuar që të hiqet dorë nga integrimi në NATO, njohja e pavarësisë së kosovës dhe integrimi në BE”.
Nga ana tjetër drejtuesit e tri partive të koalcionit “Për ardhmerinë e Malit të Zi” kanë kërkuar kohë që të bëhët propozimi i të mandatuarit për kryeminsitër. ndërkohë që në mbledhjen e konstituimit të Parlamentit Malazez është vënë re mungesa e disa deputetëve të këtij koalicioni që janë të deklaruar kundër pavarësisë së Malit të Zi gjatë intonimit të himnit.
Me vota edhe të shqiptarëeve është zgjedhur kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq që është 33 vjec, që është edhe kryeparlamentari më i ri në historin e parlamentarizmit në këtë vend. Nga ana tjetër mësohet se koalicioni i drejtuar nga Dritan Abazoviq do mbaj postet e ministrisë së brendëshme dhe të Ministrisë së Jashtme.