Thursday , 23 February 2023

NE PRITJE TE RINDERTIMIT TE SHTEPISE, FAMILJA MURATI 2 VITE NE ÇADER

2-vite pas tërmetit, asgjë nuk ka ndryshuar për familjen Murati në Shullaz të Kurbinit.

Shtëpia e tyre u bë e pa banueshme nga lëkundjet e forta sizmike të mëngjesit të 26-nëntorit të vitit 2019 dhe që prej asaj kohe 5 pjestaret e kësaj familje jetojnë vendosur në çader, ndërsa më e moshuara e shtëpisë e cila është 87-vjeç, nuk ka pranuar të dalë nga banesa, e cila rrezikon të shembet.

Çifti i bashkëshorteve tregojnë vështiresitë që po kalojnë prej dy vitesh, ndërsa e kanë humbur shpresen se shtëpia e tyre mund të rindërtohet. Kryefamiljari Tahir Murati ka një apel për shtetin shqiptar.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti dhe deri tani ka përfunduar rindërtimin i 524 apartamenteve me financim të qeverisë Turke, ndërsa përsa i përket banesave individuale ende nuk është ndërtuar asnjë shtëpi.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …