Friday , 17 September 2021

NE VARFERI DHE BANESE TE DEMTUAR NGA TERMETI

Të sëmure, pa të ardhura dhe me banese të dëmtuar nga tërmeti. Kjo është gjendja e vështire e familjes Preka në Fushe-Kuqe të Kurbinit.

Në mungesë të kryefamiljarit i cili ka ndërruar jetë prej disa vitesh, e gjithë barra e jeteses i ka rënë të zonjës së shtëpise Pashke Preka.

Ajo tregon veshtiresitë që përballet çdo ditë, ndërsa e vetmja e ardhur për familjen 4 anëtareshe është pagesa e invaliditetit për vajzen e sëmure. Problem për ta mbetet dhe banesa e dëmtuar nga tërmeti, për të cilen kryefamiljarja thotë se nuk ka gjetur ende zgjidhje.

Përballë sfidave dhe veshtiresive të jetes, kjo familje apelon për ndihmë.

E zonja e shtëpisë dhe 3 fëmijet e saj jetojnë me shpresen, se një ditë gjendja e tyre do të ndryshojë.

Lexoni dhe kete

EDICIONI I KATËRT I “EKRANI I ARTIT” NË SHKODËR

Një konferencë shtypi është zhvilluar këtë të mërkurë për të njoftuar nisjen e edicionit të …