NEZIRI: VLLAZNI, KUJDES NGA FLAMURTARI!

Vllaznia e ka lënë pas barazimin me Egnatian dhe tashmë është fokusuar tek sfida e së mërkurës për kupë me Flamurtarin.

Në lidhje me këtë ndeshje, drejtori teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri është shprehur se vlonjatët nuk duhen marrë lehtë, pavarësisht se luajnë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

Një mendim të tillë Neziri e ka dhënë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa ku ka qenë i ftuar…

Në këtë emision kanë qenë të ftuar edhe trajneri i Vllaznisë në futboll për femra Nikolin Leka i cili është shprehur se edhe këtë sezon objektivat e kësaj skuadre do jenë fitoret e të dy trofeve.

Po ashtu, ka qenë i ftuar edhe trajneri i Adës Arber Shytani.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …