Pas vrasjes në mënyrë makabër të 8-vjeçarit në Fier, qytetarët në Shkodër janë të mendimit se autori duhet vrarë dhe të rikthehet dënimi me vdekje që të kuptojnë dhe ta shohin të tjerët.
Keshtu shprehën prindër dhe të moshuar që kanë femijët dhe nipat apo mbesat e tyre në shkollë.
“Duhet vrarë ose pushkatuar ai person” – thekson një qytetar, i cili ka qenë dëshmitar i dy varjeve në Shkodër gjatë periudhës së regjimit komunist.
Ngjarja në Fier ka shkaktuar tronditje të madhe në të gjithë opinionin në vendin tonë.