Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Tre persona Vilson Pal Çutaj, Klement Nush Pepaj, Danjel Rrok Pepaj, që nga dita e djeshme rezultojnë të zhdukur ndërsa mendohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.
Këto dyshime janë qoftë të të afërmve, të cilët kanë bërë një kallëzim se këta shtetas nuk janë kthyer në shtëpi por edhe policisë së Shkodrës.
Gjate një prononcimi për mediat, babai i Klement Pepaj, Nush Pepaj ka lëshuar akuza të rënda për djalin e xhaxhait të tij.
Ndërsa nëna e Klementit thotë se djali i saj ka dalë si çdo ditë të pi kafe pranë shtëpisë, që prej asaj kohe ajo nuk di asgjë për të.
Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i Vilson Çuatj, njërit prej të zhdukurve ka bërë denoncim për zhdukjen e tyre. Këtë e pohon edhe vetë Nush Pepaj babai i Klement Pepaj…
Ndërsa ai shprehet se e gjithë ngjarja ka frikë se ka ndodhur për shkak se ndoshta ndokush e ka implikuar të birin e tij Klement Pepaj në çështje droge…
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit në zonë janë angazhuar forcat policore, por edhe banorët e zonës në gjetjen e tre të rinjve, fati i të cilëve nuk dihet ende fati i tyre.