Thursday , 23 February 2023

Nimanbegu: Te flitet shqip ne seancat gjyqesore!

Deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu gjatë shqyrtimit të ligjit mbi gjyqet ka thëne se  plani i racionalizimit të rrjetit gjyqësor, të cilin e ka miratuar qeveria e Malit të Zi është bërë pa pjesëmarrjen e përfaqesuesve të komunitetëve nacionale.Nimanbegu shton se informata të cilën e ka dhënë ministria mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave të përfaqësimit të pakicave në Mal të Zi është një zile alarmi për qeverinë e Malit të Zi.

Ajo që kemi konkretisht në këto ligje është se organet për kundravajtje dhe gjyqet për kundravajtje  suprimohen të gjithë , mbesin vetem filialat. Për Ulqinin filiali do të jetë në Tivar ndërsa gjyqi në Budve. Për të qenë më pranë qytetarëve kjo organizat do të duhej që secila komunë të ketë filialet e veta sepse sado që të ketë racionalizim , ndonjëherë duhet të kemi parasyshë edhe parametra të tjera.

Deputeti I Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu gjatë shqyrtimit të Ligjit mbi gjykatat në Kuvendin e Malit të Zi, ka kërkuar nga zavendëskryeministri dhe  ministri I drejtësisë Dushko Markoviq që në gjyqet themelore në qytetet ku dominon popullata në gjuhën shqipe,  proceset gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe  sidomos kur kemi rastin që të gjitha palët janë shqiptare,kurse procesi zhvillohet në gjuhën malazeze. Kjo nuk ka nevojë të ndodhë por duhet të mundesohet përdorimi I gjuhës shqipe edhe në organet  gjyqësore, ka  theksuar  Nimanbegu.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …