Tuesday , 18 January 2022

NIS FAZA E FUNDIT, TË DIELËN NË FIER APOLONIA – VLLAZNIA

Festa e kualifikimit në finale të Kupës së Shqipërisë është lënë pas tek Vllaznia dhe të gjithë tashmë janë të fokusuar maksimalisht për sfidën e rradhës në kampionat, atë që do të luajnë të dielën në Fier ndaj Apolonisë.

Do të luhet ndaj skuadrës së vendit të fundit në renditje, megjithate trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij për mediat në pragndeshje, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij për ta marrë shumë seriozisht këtë sfidë.

Përkthimi: “Ne festuam pas fitores me Laçin ashtu siç duhej, pasi ishte një ndeshje e madhe dhe performuam mirë. Tani e kemi mbyllur atë kapitull, jemi balancuar, duhet të jemi realistë dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme. Jemi të qartë për situatën e kundërshtarit, pra të Apolonisë.

Nesër do luajmë për pikët maksimale. Duhet të luajmë me përqendrimin e duhur dhe ta fitojmë ndeshjen. Duhet ta marrim seriozisht këtë ndeshje dhe do fitojmë ndaj Apolonisë nëse luajmë si në ndeshjen e fundit“.

Përkrah trajnerit Brdariç, në këtë konferencë për shtyp ka qenë edhe sulmuesi brazilian Victor da Silva i cili ka premtuar se skuadra do të luftojë deri në fund për fitimin e trofeve të këtij sezoni…

Përkthimi: “Po jam i kënaqur që jam rikthyer të luaj, pasi kalova 3 javë të veshtira. Besoj që jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë një kampionat të mirë deri tani, përtej edhe pritshmërive. Jemi të kënaqur.

Bëmë një hap të mirë në kupë duke prekur finalen, por këtë duhet ta lëmë pas për nje moment dhe të përqëndrohemi në kampionat. Jemi të dytët, 2 pikë larg Teutës, duhet të vëmë zemrën tonë për ti shkuar deri në fund. Ndaj Apolonisë do hyjmë në fushë për të fituar. Ky është mentaliteti ynë, përtej skuadrës që kemi përballë.

Duhet të japim maksimumin tonë, 100% edhe pse nganjëherë nuk mjafton. Nese luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë”.

Ndeshja Apolonia – Vllaznia e vlefshme për javën e parë të fazës së katërt të kampionatit do të luhet të dielën në orën 13.00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Lexoni dhe kete

TAFILI: PRESIONI NË ANËN E TIRANËS, JO TË VLLAZNISË

Tirana- Vllaznia është një sfidë që pritet më shumë interes në Shkodër sepse kemi të …