Kisha Monument Kulture ku u mbajt Kuvendi i Arbërit në Mërqi të Lezhës do të kthehet në identitet. Prej ditesh ka nisur puna për restaurimin e këtij objekti historik, që ndodhet në malin e fshatit.
Investimi po realizohet me iniciativen e studiuesit Dom Nik Ukgjini, kontributin e banoreve të zonës, sipërmarrësit Gjergj Leqejza si dhe në bashkëpunim me dioqezen e Lezhës e famullinë e Kallmetit.
Punimet zhvillohen në tre faza ndërtimi, rehabilitimi i Kishës mesjetare, meremetimi i qelës dhe krijimi krijimi i një parku artistik në oborrin e Kishës si simbol i Kuvendit të Arbrit.
Studiuesi Dom Nik Ukgjini thotë se nuk po gjejnë mbështetjen e Ministrisë së Kultures dhe gjithçka po bëhet përmes donacioneve private.
Kuvendi i Arbërit i cili u mbaj me 14 janar të vitit 1703 nën drejtimin e Papa Klementi XI është ngjarja më e rëndësishme për kombin shqiptar, pas Besëlidhjes së Lezhës.