Thursday , 23 February 2023

NIS RINDERTIMI I 10 BANESAVE TE DEMTUARA NGA TERMETI

10 banesa individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vititi 2019-të në Lezhë, do të rindërtohen nga caritasi shqiptar në bashkëpunim me bashkinë.

Puna nisi këtë të hënë në Njesinë Administrative të Shënkollit, ku të pranishem ishin kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder-Pult Angelo Massafra.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se kjo mbështetje zgjidh çështjen e strehimit për një sërë familjesh të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa sipas tij brenda këtij viti do të akomodohen në shtëpitë e reja 95 familje.

Nisja e rindërtimit të shtëpive është pritur mjaft mire nga familjeret e prekura nga tërmeti. Puna për rindërtimin e 10 banesave është planifikuar të përfundojë brenda pranveres së vitit 2022.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …