Prej disa ditësh ka nisur edhe në Lezhë vaksinimi anti-covid i fëmijeve mbi 12-vjeç që kanë probleme shëndetësore.
Vaksina po aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore, por vihet re se interesi i prindërve për të vaksinuar fëmijet është mjaft i ulet.
Mjeku pediater Mark Marku thotë se periudha e dimrit mund të shoqërohet me shtim të rasteve të fëmijeve të prekur nga COVID-19 dhe vaksinimi është mjaft i domosdoshem për tu mbrojtur nga virusi.
Numri fëmijeve të prekur nga COVID-19 në Lezhë ka qenë i konsiderueshem, por fatmiresisht pjesa më e madhe e tyre e kanë kaluar me simptoma të lehta sëmundjen dhe nuk ka patur fatalitete.