Thursday , 23 February 2023

NISHANI: SHQIPTARET NE MAL TE ZI TE RUAJNE IDENTITETIN

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka vlerësuar në Ulqin se vizita e tij dyditore në Mal të Zi ishte shumë e suksesshme. Ai tha se është i kënaqur me bisedimet të cilat i kishte me drejtuesit malazez dhe paralajmëroi zgjerim të bashkëpunimit të këtyre dy vendeve.Kryetari shqiptar ka përsëritur se Mali i Zi nuk është vetëm fqinj i Shqipërisë, por edhe mik i saj. Nishani porositi Shqiptarët në Mal të Zi që të ruajnë identitetin e vet nacional, kulturor dhe gjuhësor.

Presidenti shqiptar foli  në Ulqin me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjeka tha se ka një sërë projektesh të përbashkëta të cilat duhet realizuar, sidomos në infrastrukturë, si dhe ftoi investitorët nga Shqipëria të investojnë në Ulqin. Ne fund te vizites Nishani vendosi lule në varrin e themeluesit të Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizrenit, ndërsa ishte i pranishëm edhe në takimin të cilin për nder të tij e organizoi Këshilli kombëtarë i Shqiptarëve.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …