Një rrugë në qytetin e Shkodrës do të mbajë nga kjo e enjte rrugën e artistit të njohur, Gjosho Vasija. Vetë Bashkia Shkodër ka miratur emërtimin e rrugës që ndodhet në afërsi të katedrales së “Shën Shtjefnit”.
Angjela Vasija, vajza e Gjoshos, flet e emocionuar dhe falenderon bashkinë për këtë iniciativë…
Gjosho Vasija lindi në qytetin e Shkodrës me 28 tetor 1931, ndërsa u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, në Trieste të Italisë.