Më shumë se 30 vizita në ditë kryhen pranë qëndres së shëndetit mendor në poliklinikën e qytetit të Shkodrës. Një gjë e tillë pohohet nga mjeku neuropsikiatër në Shkodër, Gjon Preçi. Sipas tij. kjo shifër lidhet edhe me vizitat që kryhen si shkak i ardhjes së emigrantëve.
Ai ka një apel për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.
Qendra e shëndetit mendor në Shkodër shërben edhe për qytetarë që vijnë nga rrethe të tjera të Shqipërisë.