Thursday , 23 February 2023

NUMRI I VIZITOREVE PRANE MUZEUT “VENDI I DESHMISE DHE KUJTESES” NE RRITJE

Numri i vizitorëve ka njohur një rritje në 6 mujorin e parë të këtij viti pranë muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në qytetin e Shkodrës. Është vetë përgjegjësi pranë këtij muzeu, Pjerin Mirdita, që bën të ditur një fakt të tillë. Sipas tij, ka pasur më shumë vizitorë se në të njëjtën periudhë te një viti më parë. Turistë që vijnë kryesisht nga vendet europiane, por edhe nga vendet e Amerikës dhe Azisë.

Pjesa më interesante është zona e qelive në këtë muze shton Mirdita.

Në këtë muze, të huajt, por edhe qytetarët vendas mund të njihen me historinë e periudhës së komunizmit në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

FESTIVALI LULEBORË NË EDICIONIN E 6-të

Në moderimin e shkodranit të natyralizuar Enkel Demi dhe këngëtarës së mirënjohur shkodrane Rosela Gjylbegu …