Pasi u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat tha se bashkë me ekipin kanë bërë një punë të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Puna nuk bëhet vetëm, por në ekip tha Manastirliu, e cila theksoi se ia kemi dalë të shkojmë në një nivel të mirë sa i përket të gjithë administrimit të menaxhimit të pandemisë.
Pavarësisht deklaratave të ministres, në javët e fundit, vendi ynë po përballet me një numër të lartë të rasteve me virusin.