Prindërit duhet të shtojnë kujdesin ndaj fëmijeve të sëmure në këtë periudha virozash dhe të virusit omicron.
Ky është apeli i mjekut pediater në Lezhë Mark Marku, sipas të cilit të sëmuret duhet të vetë-izolohen si e vetmja mënyre për të shmangur përhapjen e sëmundjes në komunitet.
Sipas mjekut pediater testi i shpejtë nuk është shumë efikas ndaj omicronit dhe rekomandohet testi PCR si e vetmja mënyre për të zbuluar sa më shpejte sëmundjen.
Që prej fillinit të muajit janar numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe varianti i ri i virusit omicron ka ardhur gjithnjë në rritje në Lezhë dhe kjo situatë pritet të jetë prezente deri në fund të muajit shkurt.