Wednesday , 27 October 2021

OPERACIONI “BREGDETI YNË” RIFILLON KËTË TË MËRKURË

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njofton se rifillon këtë të mërkurë operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit.

Çuçi bën me dije se ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik dhe se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje.

“Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik.

Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje.

E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.” – shkruan Çuçi.

Lexoni dhe kete

150-VJETORI I LINDJES SE FISHTES, SHTEPIA E POETIT E KYÇUR

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar …