Prodhuesit e Shqiperisë, Maqedonise dhe Kosoves janë bërë pjese e një forumi ekonomik të organizuar në Shëngjin, me pjesmarrjen dhe të Ministrave të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes të vendeve respektive perkatesisht Milva Ekonomit, Hykmete Bajramit dhe Drilon Kuçit.Në fokus të diskutimeve ishte krijimi i urave të bashkëpunimit midis sipërmarresve të tre vendeve dhe qeverive me qëllim që prodhuesit shqiptar të mos hasin pengesa. Kryetari i Dhomes së Tregtise dhe Industrise Tiranë Nikolin Jaka u shpreh se qeveritë duhet ti vinë në ndihme sipermarrjes prodhuese shqiptare në mënyre që ta bëjnë atë konkuruese rajonale dhe globale.
Kryetari i forumit ekonomik shqiptar Agim Fejzo tha se prodhuesit nuk duhet të jenë të përçare por të bashkëpunojne me politiken kjo si një mënyre për të ecur përpara.
Nga ana tjeter Ministrat e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes të Shqipërisë, Kosoves dhe Maqedonise kanë garantuar mbështetje për prodhuesit e këtyre vendeve.
Me krijimin e forumit të përbashket prodhuesit shqiptar do të jenë të bashkuar për çdo problem që do të hasin kjo si një mënyre për të qenë konkurues në tregun global.