Thursday , 23 February 2023

ORGANIZOHET PROTESTA E OPOZITES NE TIRANE

Ashtu siç ishte parashikuar këtë të shtunë është organizuar në Tiranë protesta e opozitës. Mijëra qytetarë dhe simpatizantë të opozitës dolën në protestë para kryeministrisë. Ndërkohë, përfaqësues të Partisë Demokratike ishin në mbështetje të protestës së tyre.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as dhuna. Kjo pasi, dy policë janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, ku janë transportuar për trajtim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës. Gjithashtu, edhe 4 protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …