Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar në ditët e fundit në Shkodër, duke i lënë vendin kohës me diell, sërish zona e NënShkodrës vijon të jetë nën ujë. Në njoftimin e kësaj të dielë të Bashkisë Shkodër bëhet me dije se siperfaqja totale e permbytur 1350 Ha.
Vetëm në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 70 cm, ndërsa ujesjellesi Oblika 1 vijon të jetë jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 90 banesa, (Obot 80 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 10 banesa).
Ne rrugen e Obotit po operon 1 mjet i kalueshmerise se larte, sebashku me 4 forca te ushtrise.
Edhe në njësinë administrative Dajç 50 Ha toke bujqesore janë nën ujë. Por, situata është përmirësuar në rrugën Shirq-Darragjat, ku nuk ka prezence uji.
Gjithsesi, vijon të kërkohet pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji, baze ushqimore per blegtorine dhe çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin.