Thursday , 23 February 2023

PAGESAT, SHTETI NE BORXH ME TE VERBERIT

Të verbërit në vendin tonë përballen me problematika të shumta. Një prej tyre janë edhe pagesat. Zv/presidenti i shoqatës kombëtare të verbërve, Fran Gjolaj, thotë se nga viti 2005 deri në 2010 pagesa e verbërisë nuk është rritur njëkohësisht me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Si rrjedhojë, shteti ka krijuar ndaj të verbërve një borxh prej 1 mln lekë.

Por, shoqata e të verbërve ka hapur gjyqe ndaj shtetit për të marrë këto para.
Por, një problematikë e tillë haset edhe në bashkitë e tjera të Shqipërisë shton Ndoc Bjeshka, një nga anëtarët e shoqatës.

Të verbërit në vendin tonë vijojnë të mos marrin një vëmendje të veçantë nga shteti, duke u lënë në harresë nga të gjithë.

 

Lexoni dhe kete

STARTOJNE KAMPIONATET PRANVERORE NE SHKODER

Këtë të mërkure kanë startuar lojërat e kampionateve pranverore. Lojëra që organizohen falë bashkëpunimit të …