Wednesday , 8 February 2023

PARANDALOHET DHE GODITET NJË RAST I TENTATIVËS PËR TRAFIKIM

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për trafikim, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Kështu, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin: – T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani – thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike. Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Lexoni dhe kete

“ARREST ME BURG” PËR SHTETASIN DEDË NIKA

Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka rikonfirmuar këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest …