Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Bordit të Transparencës përsa i përket lëvizjes në çmime të hidrokarbureve.
Sipas PD, ulja e fundit me 2 lekë e çmimit të naftës është një tallje me qytetarët, ndërsa e akuzon Bordin si bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve…
Një ditë më parë, Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër.