Friday , 3 February 2023

PERFSHIRJA NE SKEMEN E TVSH-se E 11.340 BIZNESEVE TE VOGLA

11 mijë e 340 biznese të vogla janë përfshirë në skemën e TVSH ndërsa afati për deklarimin ka qenë 16 korriku. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se të gjitha subjektet që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, kanë dorëzuar pranë Administratës Tatimore deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në. Ato biznese që nuk kanë dorëzuar deklaratat tashmë do të përballen me penalitetet ndërsa janë futur në këtë skemë në mënyrë automatike nga sistemi.

Duke marrë shkas nga ankesat e subjekteve të cilat deklaronin se e kanë të vështirë të plotësojnë librat e shitjes dhe blerjes, Administrata Tatimore nga data 1-16 korrik ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së. Në përfundim të afatit për deklarimet në bazë të së cilës të gjitha bizneset me një xhiro mbi 2 mln lekë do përfshihen në TVSH, biznesi i vogël ngriti si shqetësim faktin se kostoja që iu shtua do ti çojë drejt falimentit ndërsa paralajmëruan protesta. Shoqata e Biznesit të Vogël deklaron se barra e vërtetë e kësaj skeme do të ndjehet në muajt në vijim kur të vijë momenti për ta paguar.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …