Thursday , 23 February 2023

PËRKUJTOHET 32-VJETORI I VRASJES SË PËLLUMB PËLLUMBIT

Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrës vrasja e 17-vjeçarit, martirit të demokracisë, Pëllumb Pëllumbi. Ai u vra në 16 qershor të vitit 90’ në kufi.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politik në Shkodër, Zenel Drangu, tha se janë rreth 7 mijë persona të ekzekutuar dhe nuk janë gjetur eshtrat. Ai ka një apel ndaj qeverisë që të ndihmojë në gjetjen e eshtrave…

Gjekë Beci është një nga ato përsona që është përballur me atë regjimin, ndërsa Filip Guraziu thotë se brezi i ri nuk është edukuar siç duhet me dënimin e krimit komunist…

32 vite më parë, Pëllumb Pëllumbi po tentonte të kalonte kufirin në kërkim të një jetë më të mirë, por ai u ekzekutua në mënyrë barbare nga persona që i qëndronin ende besnik regjimit.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …