Lezha ka zhvilluar homazhe ne perkujtim te 554 vjetorit te kalimit ne amshim, me 17 janar 1468, te heroit tone kombetare Gjergj Kastrioti. Ne kete ceremoni te organizuar nga bashkia e Lezhes e ku mori pjese vetem kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe disa zyrtare lokale.
Munguan perfaqesuesit e qeverise dhe deputete, te cilet ishin ne takimin e pritjes se presidentit turk Erdogan ne qytetin e Lacit. Pjese e homazheve eshte bere edhe ambasadori i austrise ne vendin tone si dhe qytetaret e lezhes.
Ne fjalen e tij, pergjegjesi i memorialit Paulin Zefi foli per nje virtyt te heroit kombetare qe kishte te bente me jetet e falura per ushtaret e zene rob ndryshe nga komandatet pushtues otoman.
Kryebashkiaku i Lezhes Pjerin Ndreu tha ne kete ceremoni hamazh se kjo figure eshte e vetmja qe nuk ka patur asnje njolle pergjate historise dhe se vlera e tij mbetet me e madha e te gjitha koherave per kombin tone.
Cereremonia perkujtimore në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti u mbyll muzike e recitime kushtuar kësaj figure.