Wednesday , 27 October 2021

PËRKUJTOHET STUDIUESI I ALPEVE SHQIPTARE, KOLË PROGNI

Kolë Progni është përkujtuar në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Kështu, është promovuar libri i studiuesit të alpeve shqiptare, i cili mban firmën e tij që e la si dorëshkrim: “Nikaj-Mërtur, Nderi i Kombit”.

I afërmi i tij, Gjin Progni dhe redaktori i librit Kadri Fikaj, vlerësojnë figurën e Kolës, ndërkohë që në biblotekën e tij janë edhe 4 libra të tjerë që pritet të botohen…

Nga ana tjetër, bashkëshortja e të ndjerit Kolë Progni, Marie Progni, e ndjen shumë mungesën e tij…

Gjatë takimit, shoqata “Nikaj-Mërturi” i dorëzoi bashkëshortes së Kolë Prognit titullin “Nderi i Nikaj Mërturit” për Kolë Prognin. Kolë Progni lindi në Salcë të Nikaj Mërturit në Rrethinën e Tropojës.

Ai ishte gjeograf, studiues, fotograf dhe ia kushtoi jetën e tij alpeve shqiptare.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …