Thursday , 23 February 2023

PERMBYLLET EDICIONI I 9-te I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”

Një tjetër koncert me ritme muzikore u organizua mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Nën Tereza” të qytetit të Shkodrës. Koncerti vinte i organizuar në vijim të aktiviteteve të “Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 9-të të tij në Shkodër.

Ndërkohë, këtë të dielë u zhvillua koncerti përmbyllës i këtij edicioni, me violinistë dhe instrumentistë, nën drejtimin e violinistit të mirënjohur Paçalin Pavaci. Ky koncert u zhvillua në teatrin “Migjeni”.

Për drejtorin artistik të këtij festivali, Florian Jakaj, e veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë u luajt muzikë klasike.

Por, a do e vijojë këtë traditë në Shkodër “Shkodra Jazz Festival”? Për këtë, Jakaj përgjigjet:

“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 9-të u zhvillua për disa ditë me rradhë në Shkodër, si rezultat i bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe shoqatës kulturore “Rrok Jakaj”.

Lexoni dhe kete

FESTIVALI LULEBORË NË EDICIONIN E 6-të

Në moderimin e shkodranit të natyralizuar Enkel Demi dhe këngëtarës së mirënjohur shkodrane Rosela Gjylbegu …