Thursday , 23 February 2023

PËRMBYTJET DHE RESHJET E DËBORËS, MBLEDHJE NË SHKODËR

Marrja e masave për përmbytjet dhe reshjet e dëborës në stinën e dimrit ka mbledhur në një takim drejtuesit e institucioneve të Qarkut Shkodër.

Prefektja Majlinda Angoni bëri me dije se aksi Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth tashmë do të jenë nën administrim të ARRSH dhe nuk do jenë më në varësi të bashkive.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, tha se zona e nënShkodrës është e penalizuar për investimet në bujqësi. Sipas tij, hidrocentrali i Skavicës që do të ndërtohet eleminon 80% problemin e përmbytjeve.

Qarku i Shkodrës është një ndër qarqet më të prekura nga përmbytjet në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …