Pasojat e përmbytjeve të janarit të këtij viti janë ende prezente në Fushen e Torovicës në Lezhë.
Qëndrimi i ujit për gati 20 ditë në kulturat bujqësore kë sjell dëme të shumta në këtë sektor. Gruri dhe jonxhi janë kalbur, ndërsa fermeret ankohen se askush nuk i ka verefikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Ata kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi me këtë sektorin e bujqësisë e kanë të lidhur jetesen.
Reshjet e dendura të shiut të muajit janar përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore në Fushen e Torovicës dhe Zadrimës në Lezhë, ndërsa fermeret i kanë humbur shpresat se mund të kompensohen për dëmet e shkaktuara.