Monday , 30 January 2023

PËRMIRËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Situata e përmbytjeve në Bashkine Shkoder është përmirësuar këtë të hënë, teksa nën ujë ndodhen 1020 Ha, me një renie me 330 Ha.

Në njësinë administrative Ana e Malit janë 1000 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, me një renie me 55 cm, teksa kalohet me veshtiresi edhe me mjete te ulta. Por, ujesjellesi Oblika 1 vijon të jetë jashte funksionit.

Ndërkohë, nuk ka më prezence uji ne oborre. Ne rrugen e Obotit po operon 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Edhe në njësinë administrative Dajç janë 20 Ha toke bujqesore, ndersa rruga Shirq-Darragjat nuk ka më prezence uji.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHEN PËRMBYTJET NË SHKODËR

Ende pa u bërë vlerësimi i dëmeve të përmbytjeve të shkaktuara pak javë më parë …