Thursday , 23 February 2023

PERPLASJA ME ARME ZJARRI NE KALLMET

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tijë, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesen e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurie më të butë. Kërkese për zevendesimin e mases së sigurisë u shqurtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palet në proçes, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditen e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese më fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.

Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy përsonat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga me akuzet “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në lidhje me ngjarjen prokuororia e Lezhës po vijon hetimet dhe nuk është arritur ende që të provohet nëse ka qëlluar dhe ish-zyrtari lokal Besnik Simoni, pasi është gjetur dhe sekuestruar vetem një armë zjarri që rezulton të jetë përdorur nga 41-vjeçari Altin Marku.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …