Thursday , 23 February 2023

PERPLASJA NE MAMURRAS, LIROHET POLICI DHE DY PERSONA TE TJERE

Gjykata e Kurbinit ka lënë të lirë 3 nga 4 personat e arrestuar në lidhje me konfliktin e ndodhur të marten në qytetin e Mamurrasit, ku mbeten të plagosur 3 persona.

Efektivi i policisë David Madani dhe shtetasit Gjon e Rudolf Fufi do të hetohen me masen e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Ndërsa në burg do të qëndrojë vetem Nikoll (Fufi) Vorfi i cili nga hetimet e deritanishme rezulton tw jete organizatori i përplasjes me efektivet e policisë.

Masa e sigurisë ndaj tij u zhvillua në spitalin e Traumes në Tiranë, ku po merr mjekim, pasi gjatë konfliktit me policinë mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë. Ndërsa për policin dhe dy personat e tjere seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua e veçuar në Gjykatën e Kurbinit.

Efektivi i policise David Madani mesohet te kete thene se ka qelluar me arme ne kushtet e vetembrojtjes dhe nga perplasja ka bere qitje te pakontrolluar, duke plagosur dy koleget e tij dhe njerin nga agresoret. Ndersa, dy personat e tjere, Gjon e Rudolf Fufi kane mohuar te kene lidhje me ngjarjen.

Efektivi i policisë David Medani dhe tre anataret e fisit Fufi u arrestuan nga policia pas përplasjes që ndodhi mesditen e së martes në Mamurras. Sipas variantit zyrtar të ngjarjes, një grup përsonash ju ka dalë para efektiveve të policisë pasi kishin lënë turnin shërbimit dhe dyshohet se shtetasi Nikoll (Fufi) Vorfi goditur me sende të forta efektivin e policisë Davi Medani.

Në këtë moment efektivi i policisë ka qëlluar me armë zjarri, duke bërë qitje të pakontrolluar e për pasojë mbeten të plagosur dy koleget e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, si dhe njërin nga agresoret Nikoll (Fufi) Vorfi.

Sulmi ndaj policisë erdhi, pasi në oret e mëngjesit blutë kishin ushtruar kontroll në lokalin e një pjestari të fisit Fufi me dyshimin se aty kishte lojera fati të paligjshme. Ndaj efektivit të policisë David Medani janë ngritur akuzat “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Ndërsa për tre anëtarët e fisit Fufi akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …