PERRENJTE MALOR, SHQETESIM PER LEZHEN

Përmbytjet e tokave bujqësore, rrëshqitjet e dherave dhe dëme të tjera gjatë reshjeve të shiut te ketij dimri në Lezhë nxorën në pah një problem serioz, përmbytjet nga përrenjtë malorë.

Ishin këta të fundit shkaktarët situatave problematike që nuk kursyen as varrezat e fshatit Markatomaj. Ky fenomen sipas ekspertit Artan Palushi lidhet me një problematikë të vjetër, ate te shpyllezimit te siperfaqeve pyjore.

Pastrimi nga inertet e pritave malore, ndërtimi i të rejave apo dhe disiplinimi i shtretërve të përrenjve është një emergjencë që sipas Palushit është zgjidhje momentale.

Eksperti Palushi mendon se bashkitë nuk kanë kapacitete financiare për të zgjidhur një problem të trashëguar 30 vjeçare. Ndërhyrja duhet bërë përmes me projekteve të mëdha me fonde nga qeveria.

Përrenjtë malorë janë shqetësim për banorët ne disa zona te Lezhës, ndaj zgjidhja nga autoritetet nuk duhet të vonojë.

Lexoni dhe kete

KRIM MJEDISOR NE RRUGEN E SHENGJINIT

Mbetje peshku dhe gjallesave të tjera ujore kanë mbulur rrugen drejt zones turistike të Shëngjinit. …