Për kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, deri në këto momente nuk ka elementë që e lidhin daljen e të dhënave personale të shqiptarëve me kompetenca e SPAK.
Ai garanton se nëse do të ketë të tilla indicie do të ketë hetim.
Përsa i përket ‘peshqëve të mëdhenj’ në hetim, Kraja tha se kemi çështje të hapura, por nuk mund të japë emra.
Sipas Krajës, 2021 ka qenë një vit konsolidimi i SPAK.