Festimi i pazakontë i ditëlindjes së shefes së tyrë, ju ka kushtuar vendin e punës 4 punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.
Mësohet se ato kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për të festuar ditën e veçantë të shefes së tyre, e për pasojë janë pezulluar nga puna. Video nga “festa” e tyre u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke vënë menjëherë në lëvizje strukturat e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit.
Sipas burimeve janë pezulluar nda detyra inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. Gjithashtu strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal per keta punonjes, ndërkojë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”, thuhet në njoftimin e policisë.
Referuar të dhënave dhe vidoes së publikuar rezulton se punonjesit e policisë kanë festuar ditëlindjen e e shefes së tyre në mesnatë gjatë orarit të punës, teksa në video duket qartë se njëri prej tyre qëllon me armen e shërbimit në ajer.