Nxënësja e shkolles “Gjovalin Gjadri” Kostandina Luca është prezantuar me një ekspozite pikture të hapur në qendren kultuore të fëmijeve në Lezhë. Janë plot 30 punime të ndryshme të 14-vjeçare që janë ekspozuar, duke tërhequr vemendjen e shumë e shumë të pranishmeve.
Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj dhe piktori Ardian Marashi u shprehen se piktorja e re Kostandina Luca është mjaft premtuese për të ardhmen, ndaj dhe nxënës të tjere duhet të ndjekin këtë shembull.
Duke ju referuar moshes që ka piktorja Kostandina Luca e kosideron hapjen e kësaj ekspozite një arritje për të. Ky është prezantimi i dytë i piktores Kostandina Luca, pasi më parë ajo ishte prezantuar përmes një ekspozite në shkollen “Gjovalin Gjadri”.