Kjo rruge ne fshatin piraj te komunes blinisht ne lezhe mban emrin e deshmorit te paqes Gentian Marku, e megjithate eshte lene ne kete gjendje. Ky segment rrugor jo me shume se 1.6 km nuk ka marre vemendjen e ministrise se transporteve, ambasades amerikane flamurin e te ciles mbrojti ky deshmor, e sigurisht te qeverise shqiptare qe flet per luften ndaj terrorizmit. Edhe ne kete 10 vjetor te perkujtimit te heroit gentian marku, rruga qe mban emrin e tije nuk do te kete ndryshime thelbesore.
Komuna e blinishtit e ka te pamundur qe me fondet e saje te nderhyje per asfaltimin e kesaj rruge, ndersa askush nuk i eshte pergjigjur projektit te saje per rehabilitimin e plote te saj. Kreu i kesaj njesie vendore Jak Zhuba thote se ajo cfare mund te beje komuna eshte mbushja e gropave, ndersa pret qe te kete fonde per realizimin e ketij investimi.
Per banoret e pirajve kjo rruge eshte jetike per ta, duke shtuar se lenia ne kete gjendje e poshteron emrin qe mban.Sipas kreut te komunes jak zhuba brenda dites se marte do te nise nderhyrja per mbushjen e gropave, nje investim ky modest per ta, por keto jane mundesite e kesaj njesie vendore.