Tuesday , 16 August 2022

PLAGOSET NË RRETHANA MISTERIOZE 24-VJEÇARI NGA MUSHANI

24 vjeçari Isak Mehmedaj nga fshati Mushan i Njësisë Administrative Dajç është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër mësohet se ai ka qenë duke shkuar për të hedhur plehrat kur është qëlluar me një plumb në bark. Sipas komunikatës së policisë mësohet se 24 vjeçari u paraqit për ndihmë mjekësore rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër me një plumb në bark.

Nga uniformat blu dhe në bazë të dëshmisë së këtij të fundit mësohet se i plagosuri të ketë thënë “Pasi kam hedhur plehrat kam qenë në këmbë duke u kthtyr në shtëpi kur jam qëlluar, nuk e di se kush më ka gjuajtur”.

Pasi është plagosur ka qenë një banor i zonës i cili pasi e ka parë e ka marrë 24 vjeçarin dhe e ka transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Deri tani nga ana e policisë nuk ka një të dyshuar dhe një pistë konkrete rreth kësaj plagosje.

Mësohet se Isak Mehmedaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës në gjëndje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e kësaj plagosjes.

Lexoni dhe kete

PERPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSEN 4 PERSONA

Katër persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy motorçikletave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti …