Thursday , 23 February 2023

PLAGOSI ME ARMË ZJARRI 51-VJEÇARIN, GJYKATA LË NË BURG AUTORIN

Autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë do të qëndrojë në burg. Florian Gjoka u njoh me masen e sigurisë ne Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura, pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi te ligjshëm arrestimin e 21-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Florian Gjoka qëlloi 5 herë me armë zjarri pistoletë bashkëfshatarin e tij Martin Prenga, duke e lënë të plagosur në këmbë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së premtës në një pikë karburanti në autostradën Milot-Kukes, pranë zonës së Fanit në Mirditë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia arriti të identifikojë autorin, duke e vënë në pranga disa orë më vonë, ndërsa u proçedua penalisht dhe vëllai i tij binjak Altin Gjoka, i cili e kishte ndihmuar te largohet dhe të fshihet.

Nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve te hershme që kishin patur dy bashkefshataret, për motive ende të paqarta.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …