Thursday , 23 February 2023

PLAGOSJA E VINÇENS PIROLIT NË SHKODËR?

Pas deklaratës së Vinçens Pirolit se është qëlluar në Shkodër, policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle këtë të marte te Ura e Bahçallekut dhe Ura e re e Bunës, lidhur me plagosjen e 34-vjeçarit.

Gjithashtu, mësohet se janë marrë kamerat e sigurisë të subjekteve dhe qytetit në zonat ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë, një person është shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Por deri tani, policia e Shkodrës nuk ka gjetur asnjë gjurmë që ka lidhje me plagosjen e Pirolit.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …