Thursday , 23 February 2023

PLANI I MASAVE NE SEZONIN TURISTIK NGA INSPEKTORIATI I MJEDISIT

Në kontrollet e ushtruara, Inspektoriati i Mjedisit është përqëndruar tek ndotja akustike, ujërat e ndotura dhe stacionet e plazhit. Deklarata vjen nga përgjegjësi i sektorit pranë këtij insektoriati Erdet Behari. Ai shton se janë ngritur 4 grupe pune, ku 2 prej tyre janë në Velipojë, ndërsa këtë fundjavë janë inspektuar 5 lokale për ndotjen akustike.

Më tej, Behari thekson se nuk ka probleme për ujërat e ndotura, ku janë inspektuar lokalet pranë lumit buna dhe liqenit të Shkodrës. Ndërkohë, pas kontrolleve nëse subjeketet nuk përmbushin detyrimet do të këtë masa administrative.

Sezoni turistik rrit edhe kontrollet në këto zona, që janë edhe më të frekuentuara nga pushuesit vendas, por edhe të huaj.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …