Wednesday , 4 August 2021

POLICIA ARRESTON DY TE RINJ NE LEZHE DHE MIRDITE

Në vijim të kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Mirditë, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në Rubik, Mirditë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale P. Gj., 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”, në Rubik, Mirditë.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Lezhë kishin siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë.

Pas lokalizimit dhe ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 17 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 38-VJEÇARI ME 2 MINA ME TELEKOMANDE

Një 38-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi u kap me dy mina me telekomandë. Operacioni …