Thursday , 23 February 2023

POLICIA E LEZHËS ARRESTON 3 PERSONA NGA SHKODRA

Policia e Lezhës vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin e shtetasve I. B., 37 vjeç, P. A., 16 vjeç dhe E. D., 32 vjeçe, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi i shtetasit R. G., 23 vjeç, banues në Thumanë.

Ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në automjetin e tij tip “Benz”. Aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip “Ruger” me një krehër me 5 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …