Bashkëpunimi me qytetarët ka vënë në pranga 2 shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike. Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim. Kështu, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa, si edhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim: B. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni 134/1-22 të Kodit Penal dhe A. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
